Kosova
Shqipëria merr përsipër vaksinimin e të gjithë mjekëve nga Kosova

Kryeministri Rama deklaroi se me sasinë e re të vaksinave të siguruara, do të vaksinojnë të gjithë mjekët e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“Sot kemi mundësi që t’i japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës, vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë”, u shpreh Rama duke folur nga aeroporti “Nënë Tereza” pas mbërritjes së 192 mijë dozave vaksine “Sinovac” nga kontrata e arritur për 1 milion doza.
“Jemi gati që menjëherë nesër të marrim përsipër vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha të Kosovës. Janë 11 mijë punonjës shëndetësie në Kosovë, dhe brenda 20 ditësh maksimumi, duke pasur parasysh ritmin e ardhjes së tyre në Kukës në dy ditë që bëmë vaksinimin e 500 personave, ne jemi gati të kryejmë vaksinimin e të gjithëve. Mbase ata duan ta përshpejtojnë procesin dhe janë në gjendje të vijnë në numra më të mëdhenj në Kukës, apo për ta bërë edhe me tre turne vaksinimin, nuk ka problem, mund të bëhet dhe në një kohë më të shpejtë”, tha Rama, raporton ATSH.
Në Kukës ka nisur tashmë vaksinimi i 500 mjekëve dhe infermierëve nga Kosova, të cilët punojnë në vijën e parë të përballjes me pandeminë.
E-Diaspora
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë Dy diploma, një qëllim: Arkitektja shqiptare merr një titull tjetër akademik në Angli...
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor