Lajme
Shteti evropian që po ia ‘hap derën’ vaksinës kineze
Hungaria po shndërrohet gjithmonë e më shumë në hyrjen kryesore në BE për vaksinat ruse dhe kineze.
Pas lejes për vaksinën ruse Sputnik V dhe kinezes Sinopharm, disa javë më parë, tashmë vendi i drejtuar nga Viktor Orban ka vendosur t’i japë mirëseardhjen një tjetër vaksine të ardhur nga vendi aziatik, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Bëhet fjalë për vaksinën me emrin shkencor Ad50-nCoV, por e njohur me emrin e prodhuesit të tij, kompanisë farmaceutike CanSino Biologics.
Hungaria është vendi i parë europian që përdor këtë tip vaksine, ndërkohë që edhe Meksika dhe Pakistani i kanë dhënë dritën jeshile.
Sipas studimeve, ende jo të miratuara nga organizma si Agjencia Europiane e Barnave, vaksina që parashikohet me një dozë të vetme ka një efikacitet të 65, 28% pas 28 ditësh nga injektimi, ndërkohë që shmangia e rasteve të rënda dhe vdekjeprurëse shkon deri më 95%.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













