Lajme
Protesta në mbarë Europën kundër masave shtrënguese
Mijëra njerëz kanë demonstruar këtë të shtunë, në disa shtete Europiane, kundra masave anti-COVID, pikërisht ditën kur Franca dhe Polonia vendosën të nënshtrojnë popujt e tyre ndaj masave më të reja që parashikojnë një mbyllje të pjesshme me qëllim uljen e infeksioneve.
Gjermania, Holanda, Austria, Bullgaria, Zvicra, Rumania, Serbia, Polonia, Franca dhe Britania e Madhe ishin disa nga shtetet në të cilat pati protesta të përmasave të ndryshme.
Në mbarë Europën, protestuesit u mblodhën kundër “diktaturës” së masave të imponuara gjatë kësaj pandemie, diçka që ata e shohin si një sulm ndaj lirive themelore, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch..
Në demonstrata ishte i pranishëm dhe një element i fuqishëm i mohuesve të pandemisë, të ushqyer nga dezinformatat. “Ndaloni terrorin e Coronavirus-it” ose “COVID është një mashtrim” ishin disa nga sloganet.
Disa protesta shënuan përplasje me policinë. Në Mbretërinë e Bashkuar, të paktën 36 persona u arrestuan dhe disa oficerë policie u plagosën gjatë përleshjeve në protestat anti-COVID në Londër. Një protestë e ngjashme ndodhi në Mançester, por pa arrestime.
Më parë, policia kishte paralajmëruar për mos-shkeljen e rregullit mbi grupimet; aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë po kërkojnë ndryshimin e këtij ligji në mënyrë që të lejohen protestat edhe gjatë pandemisë.
Përleshje pati edhe në Kassel, Gjermani ku policia federale u detyrua të përdorë shkopa gome dhe autobote me ujë, në mënyrë që të ndalojë turmën e më tepër se 20,000 vetave që u mblodhën paç kas ndalimit me ligj të grumbullimeve.
Grupe të mëdha, shumica e të cilëve ishin opozitar të së djathtës ekstreme, kishin bërë thirrje që të shtunën, për protesta në mbarë vendin.
Infeksionet në Gjermani kanë pësuar rritje javët e fundit, dhe të premten Kancelaria Angela Merkel u shpreh se vendit i duhet të ngre “frenat e emergjencës” dhe të kthej mbrapsht disa relaksime që u ishin bërë masave anti-COVID.
Në Finlandë, policia raportojë një protestë me të paktën 400 njerëz të grupuar së bashku, pa maska të cilët u mblodhën në kryeqytetin e Helsinkit për të protestuar masat e qeverisë. Demonstrata më të vogla u planifikuan edhe në qytete të tjera Finlandeze.
Më shumë se 1,000 protestues kundra-vaksinës u mblodhën në rrugët e Rumanisë, në kryeqytetin e Bukureshtit edhe pse infeksionet atje janë gjithashtu në rritje. Turmat përgjithësisht të pa-maskuara i binin burive dhe bërtisnin njëzëri thirrjet, “Ndaloni vaksinimin” apo “Ndaloni frikën!”.
Në Austri, rreth 1,000 veta protestuan kundra masave ndaj virusit pranë stacionit të trenit të Vjenës. Policia ndalojë shumë prej tyre të cilët nuk ishin pajisur me maska apo edhe ata që po qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit.
Në Zvicër, më shumë se 5,000 protestues u takuan në një marsh të heshtur, 15 km në juglindje të Bazelit. Shumica prej tyre ishin pa maska dhe mbanin pankarta ku shkruhej “Vaksinimi vret.”
Kjo valë pakënaqësish përkojë edhe me hyrjen në fuqi këtë të Shtunë të një izolimi të tretë në një pjesë të Francës, ku përfshihet edhe Parisi me 21 milion banorë.
Polonia gjithashtu fillojë një izolim të pjesshëm – i katërti ky që nga fillimi i pandemisë. Paç kas masave ndaluese, një protestë e quajtur “Marshi i Lirisë” u mbajt në Varshavë.
Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar raportohet se tashmë është vaksinuar gjysma e popullsisë adulte. E premtja ishte dita rekord, gjatë të cilës u administruan 700,000 doza të para ose të dyta.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














