Lajme
BE-ja kërcënon me ndalesë eksportet e vaksinave AstraZeneca
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërcënoi me ndalimin e eksportit të vaksinave AstraZeneca kundër COVID-19, nëse blloku nuk pranon më parë dërgesat e premtuara nga ana e kompanisë.
“Ky është mesazhi për AstraZeneca: së pari përmbushni kontratën tuaj me Evropën pastaj filloni të dërgoni në vendet e tjera”, i tha von der Leyen grupit mediatik Funke të Gjermanisë.
Ky paralajmërim bëhet në kohën kur vendet Bashkimi Evropian po përpiqen të përshpejtojnë fushatën e vaksinimit. Shumë vende anëtare po përballen me rritje të numrit të të infektuarve dhe kanë rivendosur kufizimet e lëvizjes.Disa vende evropiane rivendosin masat e izolimit
Von der Leyen tha se kompania farmaceutike anglo-suedeze AstraZeneca kishte shpërndarë vetëm 30 për qind të 90 milionë dozave të vaksinës që kishte premtuar për tremujorin e parë të vitit.
Kompania ka fajësuar për vonesat e prodhimit uzinat e saj në BE, por zyrtarët evropianë janë të zemëruar që AstraZeneca ka qenë në gjendje të realizojë kontratën e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa nuk ka arritur ta zbatojë me Bashkimin Evropian.
Ursula von der Leyen kishte kërcënuar edhe të mërkurën se do të kërkonte kompetenca emergjente për të bllokuar eksportet e vaksinave për të siguruar “reciprocitet” me furnizuesit e tjerë.
Rregullatori evropian: Vaksina e AstraZenecas është e sigurt dhe efikase
Imunizimi kundër COVID-19 në vendet e Bashkimit Evropian ka ngecur për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave por edhe për arsye se disa vende evropiane e pezulluan përdorimin e vaksinës se Oxford-AstraZeneca kundër COVID-19, për shkak të frikës nga efektet anësore të mundshme.
Pavarësisht se rregullatori evropian i barnave tha se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive, disa vende hezitojnë të vazhdojnë fushatat e tyre të imunizimit.
Autoriteti shëndetësor i Finlandës ka njoftuar një pezullim në përdorimin e vaksinës që do të zgjasë të paktën një javë.
Zyrtarët kanë thënë se kjo është një masë paraprake pasi u raportua për mpiksje të gjakut te dy pacientë që ishin injektuar me këtë vaksinë, raporton BBC.
Ndërkohë, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia thanë të premten se u duhej më shumë kohë për të vendosur nëse do të rinisnin vaksinimet me vaksinën e AstraZeneca-s.
Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Holanda janë ndër vendet që kanë rifilluar fushatat e tyre të vaksinimit me AstraZeneca. Autoritetet shëndetësore në Francë kanë rekomanduar që vaksina t’u ofrohet vetëm njerëzve të moshës 55 vjeç e lart.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rishikoi sigurinë e kësaj vaksine pasi 13 vende evropiane pezulluan përdorimin e saj për shkak të frikës nga një lidhje me mpiksjen e gjakut.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar vendeve të vazhdojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca.
Të premten, ekspertët në OBSH thanë se vaksina kishte “potencial të jashtëzakonshëm për të parandaluar infektimin dhe për të zvogëluar vdekjet në të gjithë botën”./REL
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










