Lajme

Bilanci ditor në Zvicër, 1750 infektime të reja

Në 24 orët e fundit, 1,750 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 36,716, ndërkohë shkalla e pozitivitetit është 4.8 për qind.

BAG gjithashtu raporton 23 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin.

71 persona të tjerë u shtruan në spital. /Albinfo.ch