Kosova
Hapja e Ambasadës në Jerusalem, shkakton shumë reagime
Të dielën Kosova tha se hapi ambasadën e saj në Jerusalem, duke u bërë vendi i tretë që hap misionin e saj diplomatik në atë qytet
Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem nuk është bërë me dekret të u.d. së presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Dje zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës në Jerusalem, ndërsa hapja e ambasadës është përcjellë edhe me reagime, ndër të tjera nga Turqia, Palestina e Jordania.
Edhe Bashkimi Evropian më herët kishte thënë se hapja e Ambasadës në Jerusalem nuk është në vijë me qëndrimet e BE-së.
“Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi. Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem. Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes”, ka njoftuar këshilltari për media i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Reagimi nga BE
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se blloku “shpreh keqardhjen për vendimin e Kosovës që të shmanget nga qëndrimi i BE-së lidhur me çështjen e Jerusalemit”, duke nënvizuar se qëndrimi i BE-së “është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 478, e vitit 1980, që u bën thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të tërheqin nga Jerusalemi misionet e tyre diplomatike në Izrael. Të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, sikurse edhe delegacioni i saj në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv”, tha ai.
Me 1 shkurt Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike, pasi që kjo ishte pjesë e pajtimit të arritur në kuadër të një dakordimi për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e ish presidentit amerikan Donald Trump.
Pjesë e zotimeve në atë dakordim ishte edhe ai i Serbisë për ta zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, por kjo nuk ka ndodhur ende.
Menjëherë pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Bashkimi Evropian ishte shprehur i shqetësuar me zotimin e Kosovës për vendosjen e ambasadës në Jerusalem.
“Qëndrimi afatgjatë i BE-së është i qartë. Duhet të gjendet mënyra për zgjidhjen e statusit të Jerusalemit përmes negociatave, si një kryeqytet i ardhshëm i të dyja shteteve dhe të përmbushen aspiratat e të dyja palëve. Çështja e Jerusalemit është çështje e statusit përfundimtar. Në këtë kontekst, çfarëdo hapi diplomatik i cili vë në dyshim qëndrimin e përbashkët të BE-së, është shqetësim serioz dhe për keqardhje”, tha zëdhënësi i BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













