Lajme

Këto dy kantone kërkojnë hapje të plotë të restoranteve më 22 mars

"Hapja vetëm e hapësirave të jashtme (tarracave) nuk është e mjaftueshme për bizneset e restoranteve", thuhet në komunikatat e kantoneve përkatëse

Kantoni St. Gallen dhe ai Appenzell Innerrhoden mirëpresin hapat e daljes nga bllokimi, të  propozuara javën e kaluar nga Këshilli Federal. Por ato duan që restorantet të hapen më shpejt, raporton srf.ch.

Qeveria e St. Gallenit dhe komiteti i etikës i Appenzell Innerrhoden-it (ekzekutivi) e konsiderojnë “lehtësimin e dukshëm” që pritet të hyjë në fuqi nga  22 marsi si të rëndësishëm, transmeton albinfo.ch. Por, restorantet duhet të lejohen të shërbejnë mysafirë përsëri, edhe brenda hapësirave të mbyllura.

Sigurisht, me një numër të kufizuar vendesh dhe me koncepte mbrojtëse.

“Hapja vetëm e hapësirave të jashtme nuk është e mjaftueshme për bizneset e restoranteve”, thuhet në komunikatat e kantoneve përkatëse, përcjell albinfo.ch. Në këtë rast ato e kanë fjalën për premtimin e Qeverisë Federale se më 22 mars do të lejohen të hapen, eventualisht vetëm tarracat e lokaleve hoteliere

Sa u përket shërbesave kishtare, të dy kantonet do të dëshironin një ndryshim nga rregulli i ngurtë prej 50 personash në kishë, numër ky ​​i varur nga hapësira e mjaftueshme. Sipas tyre duhet të lejohet që më shumë njerëz të marrin pjesë në shërbesat e kishës në kisha më të mëdha gjatë Pashkëve.

Një vendim i detyrueshëm nga Këshilli Federal për festivalet e verës dhe ngjarje të tjera të mëdha në natyrë është i nevojshëm urgjentisht, shkruan qeveria e St. Gallenit, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, më së voni pas pushimit të pranverës, ekziston nevoja për një perspektivë për ngjarjet sportive, bazuar në rregullat për aktivitetet kulturore.