Lajme
Këto kushte duhet të plotësohen për zbutjen e bllokimit në Zvicër
Dy nga kushtet për hapje janë plotësuar dhe dy të tjera, ende jo. Lexoni cilat janë ato
Më 19 mars, Qeveria Federale e Zvicrës pritet të vendosë për hapin e radhës të zbutjes së masave të pandemisë, që pritet më 22 mars. Por cilat janë kushtet që duhet të plotësohen për të ndërmarrë këtë hap?
Në vazhdim, albinfo.ch sjell një permbledhje të këtyre kushteve.
- Incidenca 14-ditore aktualisht është 177.11. Sipas udhëzimeve, kjo, më 17 mars duhet të jetë nën incidencën 14-ditore të 1 marsit, ose (165.95). Kjo pikë aktualisht nuk plotëson kushtin për hapje.
- Përqindja e testeve pozitive në 14 ditët e fundit është 4.86 për qind. Në këtë pikë, kushti i vendosur (5%), plotësohet.
- Në Zvicër aktualisht janë 171 pacientë me Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv, transmeton albinfo.ch. Edhe kjo pikë rezulton e përmbushur pasi që vlera udhëzuese ishte që të ketë 250 të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv.
- Mesatarja e vlerave të reproduksionit (R) të shtatë ditëve të fundit është 1.07. Kushti sa i takon kësaj pike është që kjo vlerë të bjerë në 1. Rrjedhimisht, as ky kusht për hapje nuk është i plotësuar.
Siç shihet nga parashtrimi më lartë, dy nga kushtet për hapje janë plotësuar dhe dy të tjera, ende jo.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














