Lajme
Princi William: “Familja mbretërore nuk është aspak raciste”
Në intervistën televizive, Meghan i tha Oprah Winfrey se Princi Harry ishte pyetur nga një anëtar i familjes pa emër “sa e errët” mund të ishte lëkura e djalit të tyre Archie

Duka i Kembrixhit ka thënë se mbretërit nuk janë “familje raciste” në komentet e tij të para pas akuzave nga Duka dhe Dukesha e Sussex në një intervistë televizive.
Duke folur gjatë një vizite në Londrën lindore, Princi William tha se ai nuk kishte folur ende me vëllanë e tij, por do ta bëjë këtë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Nga Pallati Buckingham u tha të martën se pretendimet se një anëtar i familjes mbretërore vuri në dyshim ngjyrën e lëkurës së foshnjës së Meghan Markle, ishte ‘shqetësuese’.
Çështja do të adresohet privatisht.
Në një deklaratë nga Pallati u tha se “kujtimet mund të ndryshojnë” por që Harry dhe Meghan “do të ishin gjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes”.
Në intervistën televizive, Meghan i tha Oprah Winfrey se Princi Harry ishte pyetur nga një anëtar i familjes pa emër “sa e errët” mund të ishte lëkura e djalit të tyre Archie.
Princi Harry më vonë i sqaroi Oprahsë se komentet nuk ishin bërë nga Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut.
Ndërsa largohej nga një shkollë në Stratford së bashku me gruan e tij Dukeshën e Kembrixhit të enjten, Princi William u pyet nga një reporter: “A është familja mbretërore një familje raciste, zotëri?”.
Duka u përgjigj: “Ne nuk jemi familje raciste”.
I pyetur nëse ai kishte folur me Princin Harry që nga intervista e Oprah, Princi william tha: “Jo, unë nuk kam folur ende me të, por do të flas”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor