Lajme
Gjermania sheh rritje të infeksioneve mes paralajmërimit të valës së tretë
Infeksionet e reja në Gjermani u rritën ndjeshëm, vetëm gjatë 24 orëve të fundit numri arriti deri në 14,356, një nivel që nuk është parë që nga 4 shkurti, tregojnë të dhënat e fundit nga agjencia e kontrollit të sëmundjeve, Instituti Robert Koch.
“Në Evropë, ne duhet të shqetësohemi”, i tha shefi i agjencisë së kontrollit të sëmundjeve, Robert Wieler, shoqatës së gazetarëve ACANU të mërkurën.
“Nëse reflektoj për Gjermaninë, ne jemi në fillim të valës së tretë”, tha Wieler.
AFP: Gjermania filloi shumë gradualisht, duke lehtësuar një bllokim të pjesshëm nga fundi i shkurtit, duke lejuar së pari nxënësit më të rinj të kthehen në shkollë para kësaj jave, e duke lënë disa dyqane të hapen përsëri.
Relaksimet erdhën si një lehtësim për një popullatë të lodhur nga ndërprerjet që filluan në nëntor me mbylljen e objekteve të kohës së lirë, kulturore dhe sportive. Shkollat dhe shumica e dyqaneve ishin të hapura deri në mes të dhjetorit.
Por epidemiologët, duke treguar variante më ngjitëse të virusit si dhe nivele të rritura të infeksioneve në vendet fqinje të Gjermanisë, si Republika Çeke ose Polonia, kanë paralajmëruar vazhdimisht kundër lehtësimit të bllokimit të pjesshëm shumë herët.
Në të njëjtën kohë, Wieler tha se ka shenja inkurajuese se një fushatë vaksinimi tashmë kishte filluar të tregonte efekt.
“Ne shohim efekte tashmë tek ata që janë mbi 80 vjeç. Incidenca (shkalla e infeksionit) është në rënie, jashtëzakonisht”, tha ai.
Gjermania u përqendrua në vaksinimin të personave më të vjetër në popullatën e saj, por kritikat janë rritur mbi ritmin e përhapjes, ndërsa vendi mbetet prapa Britanisë ose Shteteve të Bashkuara, raporton The Guardian, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











