Lajme
Bllokimi për pandeminë ka ulur shpenzimet e shëndetësisë në Zvicër
Shpenzimet, gjatë bllokimit dhe në katër javë pas kësaj kishin rënë për 22.4 për qind
Pandemia Covid-19 ka bërë që kostot shëndetësore të bien nën nivelet e pritura nga kompanitë e sigurimit shëndetësor në valën e parë, në pranverën e vitit 2020.
Shpenzimet, gjatë bllokimit dhe në katër javë pas kësaj kishin rënë për 22.4 për qind, shkruan srf.ch. Në vlerat e pritshme ishte përfshirë tashmë rritja e kostove, njofton instituti i sigurimeve shëndetësore CSS.
Për këtë arsye, nga të dhënat në fjalë nuk duhet kuptuar se kostot e kujdesit shëndetësor kanë rënë me të vërtetë, transmeton albinfo.ch. Në fakt ajo që vihet në dukje këtu është se kostot nuk janë rritur aq sa ishte pritur se do të rriteshin pa pandeminë.
Instituti i siguruesit shëndetësor, duke kërkuar arsyen kryesore të ndryshimit midis pritjeve dhe shpenzimeve në sferën e shëndetësisë, atë e gjen në bllokimin e dekretuar nga Këshilli Federal, në pranverën e vitit 2020.
Në atë kohë, spitalet hiqnin dorë nga operacionet e planifikuara në mënyrë që të mbanin shtretërit e kujdesit intensiv të lirë për pacientët me Covid-19, përcjell albinfo.ch. Po kështu edhe fakti se kishte kufizime të lëvizjes ka ndikuar në zvogëlimin e kostove shëndetësore gjatë pandemisë.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













