Lajme
Punëdhënësit zviceranë nuk do të kërkojnë nga punëtorët të vaksinohen
41 për qind e punëdhënësve zviceranë thanë se planifikojnë të inkurajojnë vaksinimin, duke theksuar përfitimet e tij
Vetëm 1 për qind e punëdhënësve zviceranë synojnë të kërkojnë që punonjësit e tyre të marrin vaksinë kundër koronavirusit, sipas një sondazhi nga Manpower Group.
Ky është niveli më i ulët në botë – globalisht, 16 për qind e të anketuarve besojnë se punonjësit e tyre duhet të vaksinohen.
Sidoqoftë, 41 për qind e punëdhënësve zviceranë thanë se planifikojnë të inkurajojnë vaksinimin, duke theksuar përfitimet e tij, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër, deri më tani kanë mbërritur më shumë se 1.3 milion doza vaksinimi, ndërsa më shumë se 950,000 doza tashmë janë injektuar. 332,000 njerëz tashmë janë vaksinuar nga dy herë.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













