Lajme
Zvicër: Rritja e normave të infeksionit vë në rrezik planet e rihapjes gjatë marsit
Zvicra ka parë një ringjallje të infeksioneve të koronavirusit, duke vënë në rrezik rihapjen e planifikuar të 22 marsit
Çfarë po ndodh?
Numri i infeksioneve të reja të koronavirusit në Zvicër është në nivelin më të lartë në një muaj.
Në 24 orët deri më 10 mars, Zvicra raportoi 1,491 infeksione të reja me koronavirus, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Numri aktual i infeksioneve të konfirmuara pritet të jetë më i lartë, me disa rrethe që ende nuk kanë azhurnuar shifrat e tyre.
Ky është numri më i lartë që nga 8 shkurti (1,752).
Pse normat e infeksionit janë në rritje?
Një arsye e mundshme për rritjen e numrit të rasteve është lirimi i masave më 1 mars.
Nga 1 marsi, dyqanet jo-thelbësore, muzeumet dhe sallat e leximit të bibliotekave u lejuan përsëri të hapeshin, së bashku me sportet dhe mjediset e kohës së lirë për natyrë, kopshtet zoologjike dhe kopshtet botanike.
Kur bëri njoftimin, qeveria tha se vendi gradualisht mund të marrë hapat e parë nga kufizimet e Covid-19 dhe në “normalizimin gradual të jetës shoqërore dhe ekonomike”.
Megjithatë, që nga relaksimi, mesatarja shtatë ditore e Zvicrës është rritur me tetë për qind.
Gazeta Watson e Zvicrës raporton se rritja ka mundësi të ketë ndodhur për shkak të relaksimit të masave.
Një arsye tjetër ka të ngjarë të jetë mbizotërimi i mutacionit britanik të virusit, përcjell albinfo.ch.
Mutacioni, i cili dihet të jetë më infektues, mund të përhapet më shpejt dhe më lehtë sesa variantet e njohura më parë.
Të mërkurën, më 10 mars, 70 për qind e rasteve të reja të koronavirusit ishin mutacioni britanik.
Çfarë do të thotë kjo për rihapjen e planifikuar të restoranteve më 22 mars?
Zvicra po planifikon të lejojë që restorantet me zona të jashtme të rihapen nga 22 marsi, me kusht që normat e infeksionit të qëndrojnë të ulëta.
Ndërkohë që vendimi përfundimtar nëse do të hapen apo jo, pritet të merret më 19 mars, nëse normat e infeksionit vazhdojnë të rriten, një tjetër zgjatje e masave duket e mundshme.
Të martën, shefi i Taskforcës së koronavirusit të Zvicrës Martin Ackermann tregoi për lajmet SRF të Zvicrës se mund të preferohet një qasje më e kujdesshme.
“Në këtë situatë të pasigurt, ne këshillojmë nga pikëpamja shkencore të bëjmë hapa të vegjël të kujdesshëm dhe gjithmonë të bazojmë vendimet e mëtejshme në një analizë të situatës”.
E-Diaspora
-
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër Mesazh paqeje, solidariteti dhe urimi për besimtarët shqiptarë në Zvicër me rastin e Kurban-Bajramit 2026... -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














