Lajme

1378 infeksione të reja dhe 13 vdekje nga Covid-19 në Zvicër

Mesatarja e 7 ditëve është 1081 ose 5 për qind më shumë se në javën e kaluar. Trendi aktualisht po tregon një rritje të lehtë

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 1378 raste të reja këtë pasdite të cilat kanë rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.

Mesatarja e 7 ditëve është 1081 ose 5 për qind më shumë se në javën e kaluar. Trendi aktualisht po tregon një rritje të lehtë, njofton BAG.

Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 5.0 për qind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë.

Numri i testeve në një mesatare 7-ditore është 24,947 teste në ditë dhe kështu është rritur me 4 për qind krahasuar me javën e mëparshme.

BAG raporton 13 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7 ditore është 6 të vdekur ose 18 për qind më pak se në javën e kaluar.

Aktualisht BAG raporton 899 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19, transmeton albinfo.ch. Kjo është 4 për qind më pak se në javën e kaluar.

Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane aktualisht janë të shfrytëzuar në masën prej 77.0 për qind, ndërsa, po u përfshinë edhe shtretërit ad-hoc, shfrytëzimi i tyre është 69.0 për qind.