Lajme
Zvicër: Ku janë qiratë më të larta dhe më të ulëta
Kostoja e marrjes me qira të një apartamenti në Zvicër varet nga rajoni. Një studim i ri tregon se ku qiratë janë më të larta dhe më të ulëta
Strehimet me qira janë më të shtrenjtat në kantonin Zug të Zvicrës, sipas një studimi nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).
Qiraja mesatare mujore për një pronë tre-në-katër dhoma në kantonin e vogël, e cila është shtëpia e dhjetëra ndërmarrjeve shumëkombëshe, është 1.883 franga.
Qiratë mesatare mujore për një pronë prej tre deri në katër dhoma në dy kantone varionin midis 1,486 dhe 1,508 franga në 2019, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e dytë është kantoni i Cyrihut (1,663 franga në muaj), i ndjekur nga Schwyz (1,612 franga) dhe Nidwalden (1,553 franga), shkruan The Local.
Gjeneva dhe Vaud janë të radhët në listë, me qira mesatare mujore përkatësisht 1,508 franga dhe 1,486 franga.
Në të kundërt, apartamenti me të njëjtën madhësi në Jura kushton 967 franga – niveli më i ulët në Zvicër – dhe 1,000 në Neuchâtel.
Mesatarja zvicerane për një banesë prej tre deri në katër dhoma është 1,362 franga, raportoi OFS.
Për shumicën e qiramarrësve në Zvicër – 62 përqind – qiraja mujore varionte nga 1.000 deri 1.999 franga, ndërsa një e katërta e familjeve paguanin një qira mujore me më pak se 1.000 franga.
Zvicra kishte 2.3 milionë qiramarrës më 2019, ndërsa 1.4 milionë njerëz kishin shtëpitë e tyre.
Një studim i mëparshëm tregoi se çmimet e pronave të banimit vazhdojnë të rriten në Zvicër pavarësisht pandemisë, duke u rritur me 2.5 përqind në 2020.
Shtëpitë në pronësi dhe ato me qira janë më të shtrenjtat në rajonin e Liqenit të Gjenevës, i cili përfshin kantone të Gjenevës dhe Vaud.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











