Lajme
Numri më i ri i albinfo.ch: Zgjedhjet dhe “vota e diasporës që bëri dallimin”
Magazina albinfo.ch del me numrin e ri, të muajit shkurt dhe të parin për vitin 2021. Se cila do të ishte tema qendrore e këtij numri, nuk do shumë mend për ta qëlluar.
Kryetema e të gjitha debateve tona mediale e private ishte ajo për zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin e Kosovës, që u mbajtën më 14 shkurt. Së këndejmi edhe albinfo.ch, si pjesë aktive e zhvillimeve në diasporë dhe në atdhe, nuk mund të anashkalonte këtë ngjarje – kthesë për historinë e Kosovës, siç e vlerësojnë shumë ekspertë dhe opinionistë.
Në këtë kuadër, numri më i ri i albinfo.ch, bllokun e saj tematik ia kushton zgjedhjeve, të shikuara kryesisht nga perspektiva e diasporës. “Vota e diasporës bën dallimin” është tema qendrore ku përshkruhet atmosfera zgjedhore që kësaj here në diasporë ishte veçanërisht “e zjarrtë” dhe jepen shifra e hollësi tjera rreth zgjedhjeve. Në këtë artikull flasin edhe disa nga ata që nga Zvicra shkuan në Kosovë për të votuar.
Edhe editoriali i këtij numri ashtu si dhe një koment i një eksperti zviceran të Ballkanit (Andreas Ernst) trajtojnë po këtë temë: Zgjedhjet e 14 shkurtit dhe impaktin e diasporës në to.
Sigurisht, edhe ky numër i magazinës nuk ka lënë anash temat nga aspekte tjera të jetës, në diasporë e më gjerë. Këtu hyn patjetër intervista me epidemiologun e shquar shqiptar (Dr. Taulant Muka) që punon në Zvicër, ku mban një funksion të rëndësishëm në fushën që mbulon.
Prezantimi i Kate Holmann, kësaj “Edit Durham” moderne nga Brukseli, apo intervista me Shkumbin Gashin, autorin nga diaspora që “rrëmbeu” një çmim të rëndësishëm letrar në Kosovë, portreti i astronomes së re kosovare, Pranvera Hyseni etj., janë disa nga artikujt që pasurojnë mozaikun e këtij numri.
Si çdoherë, Magazina albinfo.ch mund të gjendet, falas, në shumë pika ku frekuenton komuniteti shqiptar, në gjithë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?