Maqedonia
Maqedonasit nuk shfaqin interes për vaksinën anti-Covid
Në përgjithësi ka një numër të vogël të atyre që duan të vaksinohen në shtetin e Maqedonisë, thonë autoritetet shëndetësore, transmeton albinfo.ch.
I vogël është numri i të moshuarve mbi 70 vjet në Gostivar, të cilët kanë shfaqur interes dhe janë paraqitur për vaksinim kundër coronavirusit.
Nga gjithsej 6.000 të evidentuar në sistemin shëndetësor “Termini im”, janë paraqitur vetëm 1.500, ndërsa ministri Filipçe sot nga Gostivari u bëri thirrje mjekëve amë që të paraqesin për imunizim këtë kategori të qytetarëve, të cilët kanë përparësi pas personelit mjekësor.
“Nga Gostivari përmes ueb-faqes vakcinacija.mk dhe përmes mjekëve amë janë paraqitur një numër i vogël i të moshuarve mbi 70 vjet. Ju bëj thirrje mjekëve amë nga Gostivari dhe rajoni që t’i paraqesin qytearët mbi 70 vjet me sëmundje kronik dhe t’i vendosin të dhënat te sistemi ‘Termini im”, për shkak se këta qytetarë do të vaksinohen pas mjekëve dhe infermiereve”, tha ministri Filipçe.
Ndryshe, në Gostivar tani kanë pranuar rreth 40 punonjës shëndetësorë vaksinën kundër coronavirusit.
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë













