Kosova
Numërimi i votave nga diaspora përfundon nesër
Valmir Elezi thotë se ky proces pritet të përmbyllet këtë të shtunë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar maksimalisht për të përmbyllur sa më shpejt aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, me qëllim të shpalljes së rezultateve përfundimtare për partitë politike dhe kandidatët për deputetë.
Kështu tha para mediave zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përcjell albinfo.ch.
Elezi shtoi se procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve që është duke u bërë dhe ai i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë, janë në përfundim e sipër.
Ai shtoi se ky proces pritet që të përmbyllet këtë të shtunë.
“Deri më tani janë rinumëruar 70% apo 377 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm me vendimin e fundit të KQZ-së. Po ashtu shërbimi votues i KQZ është në përfundim e sipër të vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës 2-12 shkurt. Janë hapur 41 mijë e 236 pako të supozuara me fletëvotime, ku kemi të aprovuara 48 mijë e 728 zarfe me fletëvotime dhe 18 mijë e 876 zarfe të refuzuara”, ka thënë Elezi.
Ai ka shtuar se arsyet e refuzimit të këtyre zarfeve janë të ndryshme, por mund të kategorizohen në 5 grupe kryesore:
- 8 mijë e 417 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;
- 6 mijë e 113 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;
- 1 mijë e 268 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;
- 2 mijë e 249 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);
- 829 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi... -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave













