Lajme
‘Vizat e arta’: Shumë të pasur po ‘blejnë’ leje qëndrimi në Zvicër
Një nen pak i njohur i ligjit lejon të huajt e pasur nga jashtë Evropës të lëvizin në Zvicër.
Normalisht vetëm njerëzit nga vendet e BE / EFTA-s kanë të drejtë të lëvizin në Zvicër, falë një traktati të quajtur Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë të Personave.
Sidoqoftë, neni 30 pak i njohur dhe i përdorur rrallë i Ligjit Federal për të Huajt u mundëson të huajve nga jashtë Evropës të lëvizin në Zvicër – por vetëm nëse janë mjaft të pasur, që do të thotë se mund të provojnë se kanë mjete të mjaftueshme financiare për të jetuar në Zvicër pa pasur nevojë për të punuar ose për të përdorur përfitime të mirëqenies.
Bazuar në këtë ligj, kantonet mund t’u lëshojnë leje qëndrimi B këtyre njerëzve, nëse autoritetet lokale gjykojnë se ka një “interes të konsiderueshëm fiskal” në një veprim të tillë.
Çfarë saktësisht do të thotë “interes i konsiderueshëm fiskal?”
Ky term përcaktohet nga secili kanton.
Për shembull, niveli më i ulët vjetor i taksave për një të huaj jo-BE është 287,882 franga në Valais, 312,522 franga në Gjenevë dhe 415,000 Vaud.
Çdo vit, rreth 40 deri në 50 njerëz ‘blejnë’ rrugën e tyre në Zvicër në këtë mënyrë, siç raportohet nga TagesAnzeiger, i cili përdori numrat e botuar nga Sekretariati Shtetëror i Migracionit.
E-Diaspora
-
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” po vazhdon aktivitetet me fëmijët dhe të rinjtë, duke u ofruar mundësi... -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit”
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














