Lajme
Sot fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë sot rinumërimi i dymbëdhjetë vendvotimeve në dhjetë komuna të Kosovës.
Për rinumërimin e këtyre vendvotimeve u vendos në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) që u mbajt të enjten.
Krahas kësaj, në mbledhjen e së enjtes u vendos që votat me kusht që kanë shpërputhje dhe nuk janë respektuar procedurat të anulohen.
Ndërkohë, nga përfaqësues të LVV-së u kërkua që votat e diasporës, të cilat përmbajnë dokumente me afat të skaduar, por që janë të vlefshme, të mos anulohen. Derisa edhe adresuan kritika për vonesa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur të dielën e javës së kaluar, më 14 shkurt. Ndërsa sipas rezultateve preliminare, fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.85 për qind, raporton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











