Lajme
Vaksinimi mund ta shpëtojë turizmin në Maqedoninë e Veriut
Vaksinimi, si dhe promovimi i respektimit të protokolleve për mbrojtje nga koronavirusi që shkakton sëmundjen COVID-19, shihen si shans i vetëm për mbijetesë nga punonjësit në sektorin e hotelerisë dhe turizmit.
Albert Hani, pronar i një bujtine me dhjetëra apartamente akomodimi pranë liqenit të Ohrit, thotë për Radion Evropa e Lirë se me shumë rëndësi mbetet vënia nën kontroll e pandemisë, sepse ndihmat e shtetit për këtë sektor paraqesin infuzion që mban gjallë sektorin për një afat shumë të shkurtër, por larg rimëkëmbjes.
“Vaksinat janë shpresa jonë e vetme. Vaksinat paraqesin një lloj shprese për mëkëmbje të turizmit, veçanërisht për bujtinat e vogla, siç është kjo e jona. Meqenëse ne një vit e kishim të humbur, shpresojmë se kësaj here shteti do të tregohet më i përgjegjshëm dhe do t’i fusë në listën me prioritet jo vetëm mjekët, po edhe punonjësit e sektorit të turizmit dhe hotelierët, po edhe klientët tanë që sa më parë të vendoset nën kontroll pandemia”, thotë Hani.
Nga ana tjetër, Kërste Bllazhevski nga Asociacioni i Hotelerive në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se shpreson që ky vit, 2021, të jetë më i mirë se viti i kaluar, 2020, megjithëse shton se vështirë mund të arrihet në gjendjen që ishte sektori i turizmit para fillimit të pandemisë, përkatësisht më 2019.
“Në raport me vitin 2019, nëse e krahasojmë situatën këtë vit presim të jemi në minus për 20 apo 30 për qind. Megjithëse nuk ka asnjë hotel që nuk ka pësuar humbje si rrjedhojë e krizës së pandemisë së koronavirusit”.
“Si do të jetë gjendja në sektorin e turizmit gjatë muajve të ardhshëm, do të varet nga rrjedha e procesit të vaksinimit, ajo se a do t’i hapë kufijtë, nëse do të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare. Pra, bëhet fjalë për organizmin e ngjarjeve përmes së cilave sigurohen më shumë të ardhura në këtë sektor”, shprehet Bllazhevski.
Ndryshe, në bazë të Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë vitit 2020, për 60 për qind ka pasur më pak turistë krahasuar me vitin 2019, përderisa numri i turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut ishte ulur për 80 për qind.
Kryetari i Odës Turistike Gastronomike, Vlladimir Gramatikov, thotë për Radion Evropa e Lirë se për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit krahas ndihmave të shtetit, duhet të promovohen masat mbrojtëse nga koronavirusi, si dhe të bëhet promovimi i turizmit në mënyrë intensive nga ana e organeve të shtetit në përputhje me kushtet që ka imponuar COVID – 19, sepse siç thotë, këto kushte do të mbeten edhe për kohë të gjatë si pjesë e realitetit, raporton Evropa e Lirë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











