Lajme
Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Tel Aviv
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Tel Aviv. Në luftë për medalje të bronztë, xhudistja pejane është dashur të takohet me belgen Charline Van Snick. Por Van Snick nuk u paraqit në tatami për shkak të një lëndimi.
Me këtë xhudiste Majlinda ishte përballur më 11 janar në Mastersin e Dohas, pikërisht për vend të tretë. Majlinda e kishte fituar atë luftë.
Ajo në Grand Slamin e Tel Avivit ishte bartësja e parë, por u befasua në gjysmëfinale nga britanikja Chelsie Giles.
Deri në gjysmëfinale Majlinda kishte shënuar dy fitore të vështira.
Kosovën në Grand Slamin e Tel Avivit të premten e përfaqësojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










