Kosova
Osmani e Kurti, homazhe te varri i Rugovës
"Sot kujtojmë ata që nuk janë në mesin tonë, falë të cilëve kemi lirinë"
Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, sot kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, përcjell albinfo.ch.
Pas homazheve, në një prononcim për media, Osmani i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ajo tha se me homazhet te varri i i Presidentit Rugova nderuan arkitektin e Pavarësisë së Kosovës.
“Më lejoni t’i uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të madhe. Ne sot filluam ceremoninë me ngritjen e flamurit shtetëror nga ushtria jonë, FSK-ja dhe tani po vazhdojmë me homazhe te njerëzit që kanë dhënë gjithçka që ne sot ta gëzojmë lirinë e Pavarësinë. E nderuam arkitektin e pavarësisë së Kosovës, njeriun që sublimoi dhe unifikoi kërkesat e qytetarëve për liri dhe Pavarësi dhe sovranitet, për njeriun që i hapi dyert e botës në mënyrë që zëri ynë të kumbojë dhe dëgjohet kudo”, tha Osmani.
Edhe lideri i LVV-së, Kurti, duke uruar qytetarët e Kosovës për 13-vjetorin e pavarësisë, tha se shpreson që përvjetori i 14-të të gjejë Kosovën më të zhvilluar dhe më demokratike.
“Urime, gëzuar përvjetori i 13-të i Pavarësisë së Kosovës, me shpresim dhe besim se viti i 14-të i shtetit tonë të pavarur do të jetë me drejtësi me demokratizim si dhe zhvillim. Andaj, sot kujtojmë personalitet politike – kombëtare historike, të cilët kontribuuan në faza e mënyra të ndryshme, andaj vendosëm lule të freskëta të Presidenti i parë Ibrahim Rugova, i cili ishte Presidenti i parë në Kosovë, për të vazhduar me aktivitete të tjera”, u shpreh Kurti.
Ai po ashtu kujtoi dëshmorët dhe martirët që kontribuuan për këtë të rëndësishme.
“Falënderojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë kontribuar për këtë ditë të rëndësishme, dhe kujtojmë të gjithë dëshmorët e martirët, ata të cilët nuk janë më në mesin tonë e falë të cilëve e kemi lirinë, por edhe të cilëve u mungon drejtësia për krimet të cilat janë kryer ndaj nesh”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










