Lajme
Gjuha homofobike dhe e urrejtjes shënon rritje në Evropë
Shoqata Ndërkombëtare e Lezbikeve, Homoseksualëve, Biseksualëve, Transgjinorëve dhe Ndërseksualëve tha se gjuha e urrejtjes dhe ajo homofobike është në rritje në mesin e politikanëve evropianë.
Në raportin e saj të botuar më 16 shkurt, kjo shoqatë tha se gjatë vitit të fundit politikanët kanë sulmuar verbalisht personat e komunitetit LGBT në 17 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore.
Një rritje e prirjes së politikanëve për sulme verbale ndaj komunitetin LGBT është vërejtur edhe në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Azerbajxhan, Moldavi dhe Rusi.
Te pjesa e Kosovës, raporti thotë se disa anëtarë të partisë më të madhe, Vetëvendosje, kanë bërë deklarime negative në lidhje me fushatën e ndërgjegjësimit për barazinë martesore të organizuar nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.
Në tetor, thotë raporti, Leonora Shabani-Bajraktari, një anëtare e Asamblesë Komunale të Prishtinës nga Vetëvendosje, e quajti fushatën “të ekzagjeruar dhe të panevojshme”.
Gjithashtu në muajin tetor, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se ai dëshiron të mbrojë institucionin e familjes. Lushtaku gjatë një seance parlamentare për shqyrtimin e Kodit Civil ka dhënë informacione të rrejshme për “mirëqenien e fëmijëve në struktura të shumëllojshme të organizimit familjar”.
Me theks të veçantë raporti potencon Poloninë, pasi politikanët nacionalistë të partisë në pushtet, gjatë fushatave zgjedhore, kanë kritikuar “ideologjinë e LGBT-së”.
Ndër vendet e tjera që përmenden në raport është edhe Hungaria, ku personave transgjinorë vitin e kaluar iu ndaluan të ndryshonin ligjërisht gjininë.
“Situata me të drejtat e komunitetit LGBT në Bullgari dhe Rumani mund të përkeqësohet këtë vit ndërsa në Turqi, politikanët e partisë në pushtet kishin sulmuar vazhdimisht personat LGBT”, tha Evelyne Paradis, drejtoresha ekzekutive e shoqatës.
Raporti sjell edhe detaje të tjera nga hulumtimi që është bërë për gjuhën e urrejtjes ndaj këtij komuniteti gjatë vitit të kaluar.
Gjuha e urrejtjes në mediat sociale është rritur në Malin e Zi, Rusi dhe Turqi. Në Bjellorusi dhe Ukrainë, disa udhëheqës fetarë kanë fajësuar njerëzit LGBT për pandeminë e koronavirusit.
“Ekziston një rritje e gjuhës së urrejtjes në veçanti ndaj njerëzve transgjinorë. Kjo po raportohet gjithnjë e më shumë në gjithë rajonin”, tha Paradis.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












