Lajme
KQZ: Numërimi i votave të diasporës kryhet për dy ditë
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë datë për fillimin e numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht.
Elezi në një konferencë për media tha se verifikimi dhe shqyrtimi i votave nga diaspora pritet të nisë brenda disa ditësh, ndërsa më pas edhe numërimi i tyre proces ky që pastaj përfundon për dy ditë.
“Ndonjë datë nuk kemi për fillimin e numërimit të votave të diasporës dhe me kushte. Gjatë periudhës së votimit KQZ përmes postës ka pranuar rreth 43,500 pako të supozuar me fletëvotime nga jashtë vendit”, tha Elezi.
Ai më tej tha se sipas procedurave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve besojnë që brenda disa ditësh fillon verifikimi dhe shqyrtimi i votave të diasporës dhe pastaj në momentin kur fillon numërimi i tyre fillon edhe hapja e zarfeve. Pas këtij procesi dihet saktë numri i fletëvotimeve nga jashtë vendit.
“Numërimi i tyre bëhet shpejt, brenda një ose dy ditësh dhe rezultati i tyre i bashkohet rezultatit të vendvotimeve”, tha Elezi më tej, raporton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












