Lajme
Prodhimi industrial në BE shënoi rënie prej 8 për qind
Prodhimi industrial në Bashkimin Evropian (BE) u ul me 8 për qind në vitin 2020, krahasuar me vitin e mëparshëm për shkak të pandemisë COVID-19.
Sipas Zyrës evropiane të Statistikave, prodhimi industrial në Eurozonën me 19 anëtarë u ul me 1.6 për qind në dhjetor krahasuar me nëntorin dhe me 0.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjithashtu, ky prodhim në BE u ul me 1.2 për qind në muajin dhjetor 2020 krahasuar me muajin nëntor 2020 dhe 0.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Nga ana tjetër, krahasuar me një vit më parë, mesatarja e prodhimit industrial të vitit 2020 u ul me 8 për qind në BE dhe 8.7 për qind në Eurozonë.
Midis vendeve të BE-së, rritjet më të larta mujore të prodhimit industrial në muajin dhjetor 2020 u regjistruan në Danimarkë me 2.4 për qind, Portugali me 1.8 për qind dhe Luksemburg dhe Estoni me 1.6 për qind.
Ndërkaq, rënia më e lartë në prodhimin industrial në muajin dhjetor 2020 u regjistrua në Hungari me 2.5 për qind, Belgjikë me 1.9 për qind dhe në Finlandë me 0.9 për qind, raporton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












