Lajme

Rita Ora, me dedikim të veçantë për 14 shkurtin

Sot shënohet festa e Shën Valentinit, apo siç njihet ndryshe, Dita e të Dashuruarve.

E një dedikim për këtë ditë e ka bërë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

“Urime Shën Valentini për të gjithë të dashuruarit e mi në këtë ditë. Shpresoj që zemrat tuaja të jenë të mbushura me dashuri dhe mos harroni se të duash veten është po aq e rëndësishme sa dikush tjetër që të do ty”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram nga Australia, ku aktualisht po qëndron në izolim.