Kosova
BE: Do ta ndjekim nga afër procesin zgjedhor
Duket se Bashkimi Evropian po ndjek me shumë vëmendje përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Përmes një deklarate të përbashkët, shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyok, dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovës, kanë theksuar rëndësinë e zgjedhjeve transparente dhe të besueshme, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu ata i kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të veprojnë në përputhje me standardet evropiane, të lirë nga presioni politik dhe t’i respektojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjyqësorit.
“BE-ja ka dërguar një Mision të Ekspertëve të Zgjedhjeve (EEM) në Kosovë që mbulon të gjithë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit. EEM do ta përgatitë një raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet se si të përmirësohet dhe forcohet më tej procesi zgjedhor”, thuhet në deklaratë.
“Për më tepër, ne, diplomatët nga Zyra e BE/PSBE dhe përfaqësimet e Shteteve Anëtare të BE-së, së bashku me kolegët e tjerë ndërkombëtarë, do ta ndjekim nga afër procesin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve duke i vizituar qendrat e votimit. Ne gjithashtu e mirëpresim dhe përkrahim punën e organizatave të shoqërisë civile të Kosovës në vëzhgim të fushatës zgjedhore dhe procesit në ditën e zgjedhjeve”, thuhet tutje.
Ndërkaq, kanë përmendur edhe zgjedhjen e presidentit, duke ofruar gatishmërinë për t’u angazhuar me deputetët e zgjedhur të Kuvendit.
“Kemi besim se Presidenti do të zgjidhet shpejt nga Kuvendi i ri dhe do të formohet qeveria e re, me kohë, në mënyrë që të promovojë reforma dhe zhvillime të mëtejshme, ta luftojë korrupsionin, ta forcojë sundimin e ligjit dhe ta çojë përpara të ardhmen evropiane të Kosovës, përfshirë vazhdimin e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.
Në fund, kanë ftuar partitë që pas zgjedhjeve t’i futen punës për të zbatuar rekomandimet nga raportet e Misioneve të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














