Lajme
“E drejta e diasporës “, “lufta me KQZ-në”
Organizatorët: Shoqata e studentëve në Gjenevë, së bashku me shoqatën "Du me Votu" dhe shoqata CréAction Genève

Sot, tek karriga me tre këmbë, simbolizuesja e politikës, pranë ndërtesës së OKB-së, në Place des Nations në Gjenevë u mbajt protesta me moton “Du me Votu”.
Organizatorët: Shoqata e studentëve në Gjenevë, së bashku me shoqatën “Du me Votu” dhe shoqata CréAction Genève.
Krahas të gjitha sakrificave që i bën me vite mërgata për Kosovën, ata kërkojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet parlamentare në vendin e tyre.
Të pranishmëve ju drejtuan organizatorët: – Edon Duraku – Leonard Ferati – Eleonit Smajli.
Të ftuar ishin edhe Ueli Leuenberger, ish-deputet, Laurence Fehlmann, këshilltare nacionale e PS-së dhe deputeti Gjenevës, Pablo Cruchon.
«E di shumë mirë, metodën që e kanë vën për ta praktikuar, disa nga atje, po mundohen që t’i shmangin votat e diasporës. Shteti i Kosovës prej 13 vitesh ka pavarësinë, por unë jam i sigurt që me rezultatet e këtyre votave që do jenë, shteti i Kosovës do përparon. E shpresoj që ata të cilët fitojnë këto zgjedhje, do i mbajn premtimet kësaj here për Kosovën.», ka thënë para studentëve të mbledhur, Ueli Leuenberger.
“Mërgata mbetet me shpresën se vendlindja dhe atdheu nuk do ua mohojë të drejtën për të votuar për zgjedhjet në Kosovë, vendin që aq shumë e duan, derdhën e vazhdojnë të derdhin shumë djersë, për ta ndihmuar në forma të ndryshme, që sot KQZ-ja pa të drejtë po i mohon si qytetarë të saj”, thanë të revoltuar organizatorët.
Edhe Shoqata “CréAction Genève” ishte pjesë e organizimit të kësaj proteste. Albinfo.ch ka realizuar një intervistë me njërin prej organizatorëve, Edon Duraku.
Z. Edon, cilat janë paknaqësitë e juaja ndaj KQZ-së?
“Ne jemi të pakënaqur në përgjithësi me rrjedhën e deritanishme të procesit zgjedhore si dhe me mënyrën e organizimit të tij nga KQZ. Prej aplikimit deri në procesin e votimit janë shumë pengesa. Së pari nuk ka informim te mjaftueshëm nga ana e KQZ-së mbi procesin e aplikimit dhe të votimit. Ky proces është tepër i ndërlikuar. Këtë e kemi konstatuar për shkak të pyetjeve qe na janë shtruar nga diaspora. Vështirësitë janë të panevojshme, dhe nuk mund të arsyetohen logjikisht.
Shembulli më i mirë për këtë janë thirrjet telefonike me qëllim të verifikimit, proces i cili në fund vetëm shkaktoi huti dhe është tërhequr më në fund nga KQZ-ja.”
Pse edhe sot Diaspora Shqiptare po anashkalohet?
“Diaspora u anashkalua qe 20 vite. Asnjëherë institucionet nuk na kanë konsideruar si pjesë të Kosovës. Kosova nuk ka ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi. Jemi mësuar me anashkalime, por sot nuk i pranojmë sepse jemi të dëshpruar. Ky dëshpërim na ka pru me ngrit zërin për me kundërshtu anashkalimin tonë. Dhe kur e ngrejmë zërin, pushteti na sulmon dhe na ofendon. Diaspora është jashtë logjikës klienteliste në Kosovë. Nuk jemi të kapur dhe pengojmë sepse vota jonë, zëri ynë, sjell ndryshim.”
Organizata “Du me Votu” si e parasheh reagimin e KQZ-së pas këtyre protestave?
“Reagimet e KQZ janë të paparashikueshme. E vetmja gjë që është konstante, është dëshira e tyre për obstruksion të procesit zgjedhor. Vetëm mjetet që i zgjedhin ndryshojnë.”
Protestat kanë të bëjnë me të drejtën e diasporës në përgjithësi pavarësisht bindjeve politike apo e kundërta?
“Tri shoqatat janë apartiake, ju kemi ndihmuar për me apliku dhe me votu gjithë njerëzit me mendime politike të ndryshme. Ne nuk dolëm për hir të një partie në rrugë, por për hir të diasporës.”
Si do të veprohet nëse nuk reflekton KQZ-ja?
“KQZ-ja duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e të drejtës sonë. Ajo nuk duhet me reflektu, por me vepru. Nese nuk vepron, duhet institucionet tjera me siguru pushtetin e sovranitetit, i cili po cenohet nga KQZ-ja.”
Sa ishte numri i pjesmarësve në protestë?
“Kanë qenë afër 150-200 persona. Me Covid-in dhe me organizimin afatshkurtë, kjo protestë ka qene shumë e suksesshme, sepse diaspora është e bindur që po i mohohet drejta e votës.”


Zamira Bytyqi
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak