Lajme
Fjalimi i Presidentit Biden për politikën e jashtme, rikthimi i Amerikës në arenën botërore
Në fjalimin e fundit presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për të parën herë në Departamentin e Shtetit që kur mori detyrën vuri theksin tek sfidat kryesore për diplomacinë amerikane, rikthimi tek aleancat dhe udhëheqja “nga një pozicion force” e Shteteve të Bashkuara në arenën globale, përcjell albinfo.ch.
Ai e bëri të qartë se bota duhet të presë që Shtetet e Bashkuara të jenë më të angazhuara në arenën diplomatike me administratën e tij.
“Amerika u rikthye. Diplomacia është përsëri në qendër të politikës sonë të jashtme”, tha zoti Biden.
Po ashtu, presidenti foli konkretisht për çështjet që kryesojnë programin e tij të politikës së jashtme: grushti i shtetit në Mianmar, bisedimet me Rusinë dhe marrëdhëniet me Kinën.
“Ushtria e Mianmarit duhet të heqë dorë nga pushteti që ka marrë me forcë”, tha zoti Biden.
“Ditët kur Shtetet e Bashkuara qëndronin pasive përballë veprimeve agresive të Rusisë, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet tona, sulmet kibernetike dhe helmimin e qytetarëve të saj, kanë marrë fund”, deklaroi presidenti.
Zoti Biden tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’u bëjnë ballë abuzimeve ekonomike të Kinës, duke “ripërtërirë rolin tonë në institucionet ndërkombëtare dhe duke risjellë besueshmërinë dhe autoritetin tonë moral, një pjesë e mirë e të cilave kishte humbur”.
Presidenti Biden tha gjithashtu të enjten se ka kërkuar nga Pentagoni në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit një rivlerësim të vendosjes së trupave amerikane jashtë vendit dhe se, ndërsa bëhet kjo analizë, ai do të ndalte tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.
Ky vendim ishte një kthesë nga ai i ish-presidentit Trump vitin e kaluar, i cili megjithë kundërshtimin e Kongresit, njoftoi planet për ridislokimin e rreth 9,500 prej afro 34,500 trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, ku ndodhen baza ajrore Ramstein dhe selia e komandës amerikane për Evropën dhe Afrikën.
Zoti Biden tha gjithashtu se do t’i jepte fund mbështetjes për ofensivën ushtarake të Arabisë Saudite në Jemen dhe se do ta bënte mbështetjen për të drejtat e komunitetit LGBTQ një gur themeli të diplomacisë.
Presidenti njoftoi se po nënshkruante një urdhër ekzekutiv për rritjen e kufirit të numrit të refugjatëve të lejuar në Shtetet e Bashkuara më shumë se tetëfishin e nivelit ku e kishte ulur administrata e ish-presidentit Trump.
Zoti Trump e kishte ulur në mënyrë drastike këtë kufi, në vetëm 15,000.
Plani i zotit Biden do ta rriste atë në 125,000, 15,000 më shumë nga maksimumi që kishte vendosur Presidenti Barack Obama para se të largohej nga detyra.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














