Lajme
Ushtria Zvicerane donte t`i shiste në Afrikë maskat me cilësi të dyshimtë
Zvicra kishte planifikuar t`i shiste në Afrikë maskat me cilësi të pakënaqshme. Kjo del nga një "raport i statusit" i lëshuar nga ushtria më 13 qershor 2020
“Tani jemi duke shqyrtuar një ofertë për të shitur të gjitha maskat tona FFP2 që nuk plotësojnë standardin zviceran (…) në tregun afrikan”.
Kështu kishte shkruar Brigadieri Markus Näf, koordinator i prokurimit në Departamentin e Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit (VBS), në raportin të cilin e ka në dispozicion Agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Näf në vazhdim kishte shkruar se ushtria ishte e gatshme t`i shiste këto maska nën çmimin e tyre të kostos, transmeton albinfo.ch. Kjo, për faktin se ato nuk mund të shiten më në Zvicër pasi të ketë skaduar rregullorja përkatëse Covid.
Por, “në fund të fundit, asnjë maskë nuk është dërguar në Afrikë”, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë me kërkesë të agjencisë së përmendur të lajmeve.
“Maskat në fjalë nuk janë të dëmtuara. Në shumë vende të botës ato janë dhe do të mbesin të lejuara për përdorim”, ka vazhduar zëdhënësi i ushtrisë.
Ndërkaq, maskat që nuk miratohen më në Zvicër sipas rregullave të reja, hidhen në mbeturina.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












