Kosova
Albin Kurti: Diasporës t’i mundësohet votimi në ambasadat e shteteve ku jetojnë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur se kanë synim që diasporës t’ia mundësojnë votimin në ambasadat e shteteve që jetojnë, përcjell albinfo.ch.
“Së pari ne duam që ata ta kenë të mundur të votojnë në ambasada dhe në konsullta të Kosovës jo vetëm në BE, por edhe në vendet e tjera të botës”.
Po ashtu, Kurti në një bashkëbisedim me kryeredaktorin Brian Wong “Oxford Political Review” dhe redaktorin Nicholas Leah, ka thënë se është e mrekullueshme se si mërgata vazhdon çdo herë e më shumë të dërgojë para në Kosovë, njofton Klan Kosova.
“Ata dërgojnë shumë remitenca tek familjet e tyre dhe tek shoqëria. Bazuar në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në vitin e kaluar ata kanë dërguar mbi 800 milonë euro, këtu duke i llogaritur të hollat vetëm nëpërmjet agjencive për transfere”.
“Pos këtyre ata kanë dërguar të holla kesh, kanë paguar pushimet verore, muajt e mjaltit dhe dasmat. Po ashtu sjellin edhe gjëra materiale çdo herë sa vijnë të paktën një herë në vit. Në këtë sens duke llogaritur të gjitha ata në Kosovë kanë sjellë rreth një miliardë e gjysmë euro, duke e krahasuar me buxhetin e Kosovës i cili është 2.4 miliardë euro. Kjo është e mrekullueshme se si investimi i tyre në vend vazhdon të rritet. Është e mrekullueshme se si tek ne lidhjet janë të forma me familjen dhe shoqërinë”.
Duhet theksuar se Kurti e ka quajtuar diasporën si një të ardhur të madhe, duke e krahasuar me arin e zi të Lindjes së Mesme.
“Nëse e shikoni strukturën e ekonomisë tonë ngjanë shumë me atë të Lindjes së Mesme. Me vetëm një diferencë, ne nuk kemi vajin (naftën) që kanë ata, vaji ynë është diaspora. Ata vetëm dërgojnë para rregullisht çdo muaj”.
“Nga faktori social, ne dëshirojmë që diasporën ta kthejmë në faktor ekonomik të zhvillimit dhe të mundësojmë investimet e tyre. Po ashtu ne duam që ata dijnë dhe përvojën që e fitojnë në vendet ku jetojnë ta sjellin në Kosovë. Tani është hapi që diasporën ta kemi një faktor ekonomik të zhvillimit dhe një profesionalizëm cilësor”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












