Lajme
Sa është raciste policia gjermane
Thuhet se në Gjermani policia ka ende një reputacion relativisht të mirë, por Këshilli i Evropës shprehet për racizëm të përhapur dhe institucional në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, vdekja e afro-amerikanit George Floyd ka hapur edhe në Gjermani një diskutim për çështjet e racizmit dhe të dhunës policore. Sipas shumicës së politikanëve, policia në Gjermani në tërësi nuk ka asnjë problem racizmi. Por, megjithatë ka raste që punonjës të organeve të rendit, ose nëpunës të tjerë të shtetit janë racistë të hapur.
Pastaj, kontrolli nga policia ndaj njerëzve pa ndonjë arsye specifike, por vetëm për shkak të ngjyrës së tyre të lëkurës ose karakteristikave të tjera të jashtme. Vërtet që në Gjermani është i ndaluar ky i ashtuquajtur “racial profiling”, por gjithsesi ndodh, transmeton tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme njoftuan në qershor se do të bëjnë një studim të pavarur për rastet e “racial profiling” në organet e policisë dhe të drejtësisë, por ministri federal i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, tha së fundi se institucioni që ai drejton nuk do të marrë pjesë në studim.
Ministri Seehofer tha se në polici nuk ka diskriminim strukturor. Në rajonet e policisë ka zyra ankimi dhe se kur ka pasur denoncime për “raste individuale diskriminimi”, ato janë sqaruar në mënyrë të pamëshirshme dhe sanksionuar menjëherë”. Po ashtu sipas ministrit, “profilizimi racor” është i ndaluar në praktikën e policisë.
Kritika nga opozita dhe ekspertët
Politikanë të ndryshëm të opozitës e kritikuan vendimin e ministrit Seehofer, duke e quajtur një shans të humbur. Ekspertë të çështjeve të policisë, si p.sh. Rafael Behr u shprehën se një studim i tillë do të ishte i mirë, “qoftë edhe për të treguar se policia bën përpjekje për sqarimin e dyshimeve për praktikën e “racial profiling”.
Paralajmërim i ekspertëve të BE-së
Propozimi për studimin mbi profilimin racor në Gjermani erdhi nga Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI). Në raportin e tij të fundit të botuar në mes të marsit, Këshilli i Evropës kishte denoncuar racizmin e përhapur dhe institucional në Gjermani. Ekspertët e ECRI-s kanë regjistruar, sipas tij, mjaft të dhëna që profilizimi racor është shumë i zakonshëm në radhët e policisë gjermane.
Në Gjermani policia ka ende një reputacion relativisht të mirë. Sipas Eurobarometrit të Komisionit Evropian të vjeshtës së vitin 2019, rreth 85 për qind e gjermanëve kanë besim te policia dhe vetëm rreth 12 për qind nuk i besojnë asaj. Besimi është rritur paksa në krahasim me pranverën e vitit 2019, por megjithatë është më i ulët se në vitet 2017 dhe 2018. Eurobarometri publikohet dy herë në vit dhe përmban sondazhe të opinionit publik nga të gjitha vendet anëtare të BE-së për tema të ndryshme./DW
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













