Shqipëria
Fillon vaksinimi i stafit të Pediatrisë në Shqipëri
Në fillimin e javës së dytë të vaksinimit anticovid, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin në “Air Albania Stadium, ku sot ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor të pavionit COVID të Pediatrisë”.
Ministrja u shpreh se nga java e parë deri më sot janë vaksinuar 447 mjekë, infermierë dhe epidemiologë.
“Sot po vaksinohet stafi i pavionit Covid të Pediatrisë. Gjatë javës së shkuar ku filloi plani i vaksinimit me mjekë dhe epidemiologë kemi arritur që të vaksinohen 447 mjekë, infermierë, epidemiologë. Për katër spitalet Covid vaksinimi po vijon sipas planit”, deklaroi Manastirliu, njofton ABC News.
Ministrja e Shëndetësisë theksoi se vaksinimi do të vijojë, duke u intensifikuar jo vetëm për personelin e spitaleve Covid, por edhe për linjën e parë të mjekëve në shërbimet e urgjencës dhe reanimacionit, si edhe vaksinimi i kombinuar me të moshuarit e Shtëpive të të Moshuarve.
Manastirliu deklaroi nga Qendra e Vaksinimit në Stadiumin “Air Albania” se përveç kontratës me Pfizer, pritet këtë javë një përgjigje nga COVAX për kohën e lëvrimit të vaksinave të para.
“Do të vijojmë me administrimin e vaksinës sipas planeve tona, qoftë përsa i përket marrëveshjes me Pfizer dhe gjithashtu edhe marrëveshjes me Covax-in. Do të kemi një informacion më të detajuar për lëvrimin e dozave të Covax, shpresojmë brenda kësaj jave, për të vijuar pikërisht edhe me planin tonë të vaksinimit për kategoritë e riskuara, që janë mjekët dhe infermierët, gjithashtu me vaksinimin e të moshuarive në Shtëpitë e të Moshuarve si edhe me vaksinimin e kombinuar, duke vijuar me të moshuarit mbi 75 vjeç”, tha Manastirliu.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













