Lajme
Armin Laschet u zgjodh kryetar i ri i CDU-së në Gjermani
Armin Laschet zgjidhet në vend të Angela Merkel në krye të CDU-së
Partia e kancelares gjermane Angela Merkel – CDU tanimë ka një lider të ri, ai quhet Armin Laschet, guvernatori pragmatik i shtetit më të populluar të Gjermanisë, si udhëheqësin e saj të ri, duke dërguar një sinjal të vazhdimësisë, pak muaj para zgjedhjeve në të cilat votuesit do të vendosin se kush bëhet kancelari i ri, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se Laschet mundi Friedrich Merz, një konservator dhe një rival i Merkelit, në një kongres online të shtunën të partisë.
Duhet theksuar se Laschet fitoi 521 vota kundrejt 466 të Merz; një kandidat i tretë, ligjvënësi i shquar Norbert Roettgen, u eliminua në rundin e parë të votimit.
Votimi i së shtunës nuk është fjala e fundit se kush do të kandidojë si kandidat i qendrës së djathtë për kancelar në zgjedhjet e Gjermanisë më 26 shtator, por Laschet ose do të kandidojë për kancelar ose do të ketë një ndikim të madh rreth kësaj.
Merkel, e cila ka qenë kancelare që nga viti 2005, njoftoi në fund të vitit 2018 se nuk do të kërkonte një mandat të pestë. Ajo gjithashtu u tërhoq nga udhëheqja e CDU-së.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare











