Kosova
Kreu i AAK-së e fton në debat televiziv kandidaten për Presidente
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, personi që synon të marrë postin e presidentit të vendit, ka kërkuar debat televiziv me Vjosa Osmanin, kandidaten për presidente nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton albinfo.ch.
“Të nderuar qytetarë, më 14 shkurt ju do të vendosni kush do të udhëheqë në Kosovë, jo vetëm me Parlamentin, qeverinë dhe kryeministrin, por edhe presidentin e vendit. Tani, pas kandidaturës sime të shpallur kohë më përpara, kemi edhe kandidaturën e zonjës Vjosa Osmani, që do t’ju tregojë ju se si do ta ruajmë Kosovën tonë, të paprekshme, që do ta angazhojmë Kosovën tonë në NATO, BE, OKB, dhe si do të ndihmojmë që Kosova të fuqizohet në planin e brendshëm dhe të jashtëm. Unë e ftoj kandidaten Vjosa Osmani në një debat televiziv dhe e mirëpres këtë mundësi që të debatojmë së bashku për ju”, ka thënë ai në një video të publikuar në Facebook.
Osmani shpalli kandidaturën e saj për presidente pas zyrtarizimit të marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje. Së bashku me Albin Kurtin ajo nënshkroi listën e përbashkët për garën në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë. Nga kjo listë, garës për kryeministër ka thënë se do t’i bashkohet Albin Kurti.
Në korrik të vitit të kaluar Osmani u shkarkua nga postet drejtuese të LDK-së. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mori këtë vendim pas propozimit të liderit të partisë, Isa Mustafa, sipas te cilit, Osmani kishte shkelur statutin e partisë, kur u shpreh kundër qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










