Lajme
OBSH: Mutacioni i ri i COVID-19 është më i rrezikshëm
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se variant i ri i koronavirusit, i shfaqur fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar, është përhapur në 22 vende evropiane.
Ky mutacion i quajtur B117 është më i transmetueshëm dhe shfaq një kërcënim më të madh, sidomos në një moment kur Evropa ka filluar vaksinimin masiv të popullsisë.
“Deri tani ne po kuptojmë se nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në sëmundjen që ky virus prodhon, që do të thotë se COVID-19 nuk është as më shumë as më pak i rrezikshëm. Transmetohet në të gjitha grupmoshat, teksa fëmijët nuk duken të jenë në rrezik më të lartë. Megjithatë sipas vlerësimit tonë ky mutacion shqetësues me kalimin e kohës mund të zëvendësojë variantet ekzistuese, ashtu sikurse shihet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Danimarkë”, thotë Hans Henri P. Kluge, drejtor i OBSH për Evropën.
Ndërkohë, Pfizer dhe BionTech kanë bërë me dije se vaksina e tyre është efektive edhe sa u përket mutacioneve të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën Jugore.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









