Lajme
Gjermania kërkon infermierë vullnetarë
Gjermania ka numër të mjaftueshëm shtretërish intensivë dhe aparatesh intubimi, problemi qëndron tek mungesa e personelit që do të duhet të verë në punë aparatet
Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësorët në botë, ekziston frika e kolapsit të sistemit shëndetësor, kjo jo për shkak të mungesës së mjeteve – por të burimeve njerëzore. Mungesa e infermierëve e kujdestarëve ka qenë një problem i njohur edhe para krizës së Coronës.
Por Corona e ka nxjerrë edhe më në pah këtë problem, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
Tani për shkak të mungesës së infermierëve, “Berliner Charite” po kërkon të rimarrë në punë ish-infermierët, që situata të mos dalë nga kontrolli si Susanne Wiegand.
Kur Gjermania u përfshi nga vala e parë e pandemisë së Coronës, Susana Wiegand doli vullnetare për të punuar si infermiere. Në spitalin “Berliner Charite” ajo punon me orar të kufizuar në një pavion të intensivit.
Para 25 vitesh ajo përfundoi shkollën e infermierisë, por në fund vendosi për një profesion tjetër. Tani kolegët janë mirënjohës që Susana është kthyer. Kur mbaron turnin 9 orë me pacientë të infektuar me Corona, ajo shkon në zyrë për të kryer formalitetet për punën e saj të parë parë me orar të plotë.
“Nuk ndjehem mirë me veten të rri në shtëpi, kur kolegët e mi në pavionin intensiv strapacohen, kur e di që unë jam e specializuar për këtë dhe mund të ndihmoj shumë mirë. Prandaj po e bëj, është diçka e vetëkuptueshme për mua”, thotë Susanna Wiegand. E ndihma e saj vërtet nevojitet këto kohë. Sistemi shëndetësor gjerman e ka përballuar deri më tani situatën, megjithë numrin në rritje të infektimeve, por gjithnjë e më shpesh dëgjohet, se pavionët e trajtimit intensiv në spitalet gjermane po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre.
Judith Heepe, drejtoreshë e infermierisë në Charite e vë gishtin në plagë, kur flet për problemet e sistemit shëndetësor gjerman. “Ne kemi mjaft aparate intubimi. Kemi plot vend për shtretërit intensivë, po ashtu nuk na mungojnë materialet e mjetet. Ajo që na shqetëson, është se të gjithë ata shtretërit intensivë që jepen si shifra mund të shërbehen vetëm pjesërisht, kjo sepse thjesht na mungon personeli.”
Infermierja vullnetare Susanna Wiegand e di se sa e vështirë është puna në këto kushte. “Pavioni i intensivit është i mbushur plot. Dhe kur ke tre apo katër pacientë me Covid dhe ke vetëm një infermier në dispozicion, është shumë e vështirë. Këtu gjërat zhvillohen shpejt, shumë shpejt. Ndodh që kur dal nga puna, të iki në shtëpi me një ndjenjë të trishtë, sepse nuk munda t’i jap pacientit atë vëmendje, që do doja t’ia jepja.” Susana Wiegand, thotë, se megjithë barrën e rëndë e ka rigjetur dashurinë për punën e dikurshme. Ajo thotë, se e mendon edhe rikthimin me orar të plotë në spital. Por për këtë duhet të përmirësohen njëherë kushtet e punës në spitale.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












