Lajme
OBSH i kërkon Evropës masa më të ashpra kundër koronavirusit
Duke parë situatën, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve evropiane të bëjnë më shumë për të frenuar variantin e ri të koronavirusit, i cili është detektuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Së fundmi, drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se duhen masa më të ashpra për të “rrafshuar vijën vertikale” të rasteve në disa vende.
Ai tha se 22 vende evropiane tani kanë raste të variantit dhe këtë e cilësoi si një “situatë alarmante”.
Ekspertët e shëndetit thonë se varianti është dukshëm më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme, por jo domosdoshmërisht më i rrezikshëm për të infektuarit.
Ata gjithashtu e kanë minimizuar mundësinë që vaksinat të mos jenë efektive ndaj variantit.
Në Evropë, vendet me numrin më të madh të të infektuarve janë: Mbretëria e Bashkuar me 2.8 milionë, Franca me 2.7 milionë dhe Italia me 2.2 milionë.
Numrin më të madh të viktimave e ka Mbretëria e Bashkuar: mbi 78,000.
“Pa kontroll të shtuar për të ngadalësuar përhapjen e variantit, do të ketë një ndikim të shtuar në objektet shëndetësore, të cilat tashmë janë nën presion”, tha Kluge.
Sipas OBSH-së, mbi 230 milionë njerëz në Evropë janë duke jetuar në vende që janë nën izolim të plotë kombëtar.
Në gjithë botën sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, ka prekur mbi 88 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 1.8 milion kanë vdekur dhe mbi 49 milionë janë shëruar.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












