Kosova
Dhjetëra të lënduar në Ferizaj nga shpërthimi i bombolës së gazit
“Numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit ka arritur në 42, në mesin e tyre janë edhe dy të mitur”, ka thënë Qazim Reka
Një bombol gazi shpërtheu në një restorant në Ferizaj duke lënë të plagosur disa persona.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “The Village”, nga ku mësohet se 4 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Mediat vendore raportojnë se numri i të lënduarve ka shkuar në 42, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri, ka thënë se 32 pacientë, kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e shpërthimit.
“24 prej tyre janë hospitalizuar. 8 prej tyre kanë marrë djegie të shkallës së lartë dhe janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 4 janë në gjendje kritike për jetën. Ndërsa 12 të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme”, është shprehur Zeqiri për Top Channel.
Më vonë numri ka shkuar në 42. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Major Qazim Reka nga Policia e Kosovës.
Ai ka shtuar se nga 42 të lënduar 12 prej tyre janë dërguar për në QKUK.
Shpërthimi ka shkaktuar gjithashtu edhe dëme të shumta materiale.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











