Lajme
Vota e emigrantëve, dy modele për krijimin e listës së votuesve nga jashtë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri bëri publike dy modele për krijimin e listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në zgjedhjet e 25 prillit
Me afatet të cilat po ngushtohen, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon për krijimin e regjistrit të diasporës për zgjedhjet e 25 prillit.
Identifikimi i adresës së shtetasve shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit së Shqipërisë, sipas variantit zyrtar të KQZ-së do të realizohet nëpërmjet vetëdeklarimit on-line. Për këtë qëllim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri publike dy modele për krijimin e listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit, raporton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Opsioni i parë parashikon regjistrimin përmes portalit e-Albania, ku emigrantët deklarojnë të dhënat personale, bashkë me numrin e identifikimit dhe adresën e vendbanimit të përhershëm. KQZ në bazë të dhënave të regjistrit kombëtar të gjendjes civile evidenton shtetasit, të cilët e kryen regjistrimin, ndërkohë pas kësaj procedure, emigranti që ka deklaruar adresën dërgon kërkesën për të votuar nga jashtë, nëpërmjet shërbimit online të KQZ-së.
Varianti i dytë parashikon që pranë KQZ-së të ngrihet një sistem i posaçëm për regjistrimin dhe administrimin e kërkesave nga shtetasit shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë vendit. Ky sistem do t’u kërkojë emigrantëve të dhënat identifikuese, si pasaporta apo karta e ID-së. Në mënyrë opsionale mund të kërkohen edhe të dhëna që provojnë se ai është në emigracion, si leja e qëndrimit apo kontrata e punësimit. Edhe kjo mënyrë parashikon detyrimin për regjistrimin e vendbanimit pranë Drejtorisë së Gjendjes Civile.
Të dyja variantet e propozuara për krijimin e listës së votuesve nga jashtë vendit parashikojnë që të gjitha procedurat të mbyllen brenda mesit të muajit mars. Regjistrimi i adresës së vendbanimit të përhershëm në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe kërkesa pranë KQZ-së për pajisjen me dokumentacion janë dy kusht, pa të cilat emigrantët nuk mund të bëhen pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











