Lajme
Australia sërish në zjarre, shumë persona dhe shtëpi në rrezik
Temperaturat e larta sërish kanë “pushtuar” Australinë. Së fundmi, një zjarr jashtë kontrollit kërcënoi njerëzit dhe shtëpitë në qytetin bregdetar perëndimor të Australisë, Perth të hënën, ku vendasve iu tha të futeshin në vendstrehime për shkak të tymrave toksike.
Ndërkohë, banorët në disa periferi në jug të Perth u paralajmëruan të rrinin vigjilentë, ndërkohë që 150 zjarrfikës luftonin me një zjarr që ka rrafshuar më shumë se 230 hektarë tokë që nga e shtuna.
Departamenti i emergjencave lokale e uli alarmin e zjarrit nga niveli i mëparshëm i “urgjencës”, por paralajmëroi se ekzistonte ende “një kërcënim i mundshëm për jetët dhe shtëpitë përderisa flakët vazhdonin dhe kushtet po ndryshonin”.
Duhet theksuar se avujt e rrezikshëm që buronin nga një mal plehrash që po digjeshin shkaktuan gjithashtu shqetësim, ku vendasve iu kërkua “të strehohen për siguri”.
Disa rrugë u detyruan të mbyllen dhe shoferëve u është thënë që të mos udhëtojnë në zonën e goditur nga zjarri.
Ka zjarre të tjera në dhe përreth zonës metropolitane të Perth gjithashtu, duke përfshirë një që detyroi evakuimin e një fshati të dielën në periferi juglindore të Gosnells.
Rreth 60 njerëz u zhvendosën në siguri dhe një qendër evakuimi është ngritur në zonë.
Moti i nxehtë dhe me erë – deri në 40 gradë Celsius (104 Fahrenheit) – parashikohen për Perth këtë javë.
Australia Perëndimore u kursye nga pesha e zjarreve shkatërruese të shkaktuara nga ndryshimet klimatike të verës së kaluar, të cilat më së shumti shkatërruan dy shtetet më të populluara të vendit Uellsin e Ri Jugor dhe Viktorian.
Zjarret rrafshuan më shumë se 24 milionë hektarë tokë shkurre dhe pyll të dëmtuar nga thatësira në të gjithë Australinë në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, duke vrarë më shumë se 30 njerëz dhe duke shkatërruar mijëra shtëpi.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













