Lajme
Bashkatdhetarët thonë se pandemia ua zbehu pushimet për festën e Vitit të Ri
Dy ditët e para të vitit 2021 kanë sjellë fundin e pushimeve në vendlindje për shumë mërgimtarë.
Edhe pse Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi se gjatës së shtunës kolona në Merdar ka qenë deri në 200 metra, në këtë pikë kufitare nuk janë parë kolona e pritje të gjata për të dalë nga Kosova, raporton koha.net, përcjell Albinfo.ch.
E, kufizimet për shkak të pandemisë kanë sjellë ndjenja të çuditshme për disa nga bashkatdhetarët, që shfrytëzuan këtë pikë kufitare me Serbinë.
“Ndjenja është e ftohtë sepse atje i kemi kufizimet edhe më të mëdha se këtu. I jam frikësuar pak sepse u tubojshim shumë, por shpresoj që nuk do të ketë dëme më vonë. Ju kemi vizitu, mirë kemi kalu, kemi pushu”, tha mërgimtari Enver Prokshi.
“(Kufizimet) Qajo pak po na vjen si rëndë, por çka me bo, po duhet me iu përshtat situatës. Nuk po mundesh me shku diku, edhe nëse shkon po prekesh, jo po tutet ai, jo po tutesh ti”, tha mërgimtari tjetër Xhavit Rrahmani.
“Problemi është që ka qenë orari i shkurtër, s’kemi mujt me shku çdokund, s’kemi mujt me lëvizë shumë. Përndryshe, mirë ka qenë prapë”, tha mërgimtari Nisret Ademi.
“Pak vështirë me qenë i kufizuar, por fati ka dashur kështu. Kjo pandemi është në të gjithë botën”, deklaroi mërgimtari Florim Krasniqi.
Përveç mërgimtarëve që janë larguar nga Kosova, ka pasur të tillë që në vendlindje kanë ardhur edhe pas ndërrimit të moteve.
“Valla nuk besoj që na ndalin, le të bojnë çka të dojnë se me na ndalë jo, për këtë kemi ardhur”, tha mërgimtari Fatmir Zhitia.
Përkundër situatës me pandeminë COVID-19, mbi 100 mijë bashkatdhetarë erdhën në Kosovë për t’i kaluar festat e dhjetorit.
Kurse, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, mbi 19 mijë persona kanë dalë nga Kosova në 24 orët e fundit.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









