Lajme
Edhe alergjikët ndaj ushqimit mund ta bëjnë vaksinën anti-Covid
Personat që vuajnë nga alergji ndaj ushqimit ose ilaçeve të tjera mund ta bëjnë vaksinën e Oxford/AstraZeneca, sipas ekspertëve.
“Ne rekomandojmë që personat me një histori të njohur reaksioni ndaj një përbërësi specifik të vaksinës nuk duhet të vaksinohen me vaksinën Oxford/AstraZeneca, por alergjikët ndaj ilaçeve të tjera ose ushqimit mund të vaksinohen pa asnjë problem”, tha prof. Munir Pirmohamed, kryetari i Komisionit për grupin punues të ekspertëve të Komisionit për ilaçe njerëzore për vaksinat COVID-19, raporton DPA, përcjell Albinfo.ch.
Agjencia Rregullatore britanike e Barnave dhe Shëndetit (MHRA) njoftoi, gjithashtu, se ajo kishte ndryshuar këshillën e saj të mëparshme në lidhje me alergjitë për personat që marrin vaksinën Pfizer/BioNTech.
Pas njoftimit se alergjikët nuk duhet të vaksinohet me atë vaksinë, dr. June Rainer, kreu ekzekutiv i MHRA-s, tha se pas vaksinimeve të bëra në BM dhe SHBA, ishte e qartë se nuk kishte ndonjë shqetësim shtesë ndaj saj.
“Komisioni për Ilaçet Njerëzore tani këshillon se kushdo që ka alergji ndaj ushqimit, ose ndonjë ilaçi, ose vaksine tjetër, mund të vaksinohet me vaksinën Pfizer/BioNTech”, tha ajo.
“Sigurisht, kushdo me histori të reaksionit alergjik ndaj kësaj vaksine ose përbërësve të saj, nuk duhet ta bëjë atë”, shtoi Rainer.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













