Lajme
Danimarka vazhdon zgjatjen e kufizimeve anti-Covid
Në një lajmërim të fundit, Qeveria daneze njoftoi për vazhdimin e zgjatjes së mbylljes së përkohshme të të gjitha bizneseve jothelbësore deri në mes të janarit, për të ndaluar pandeminë e COVID-19, shkruajnë mediat daneze, përcjell albinfo.ch.
“Në sytë tanë nuk është e drejtë që një festë e Vitit të Ri të nënkuptojë përhapjen e më shumë infektimeve”, tha kryeministrja Mette Frederiksen.
“Situata me këto norma infektimesh dhe shtrimesh në spital është më serioze tani sesa ishte në pranverë”, paralajmëroi ajo.
Po ashtu, të gjitha dyqanet, me përjashtim të farmacive, ushqimoreve dhe supermarketeve, të mbyllura që prej 25 dhjetorit, do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura nga 3 deri më 17 janar. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











