Muzikë
121 veprat artistike të “Hotel Grandit”, barten në Galerinë Kombëtare të Kosovës
Sot, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që veprat artistike të Hotel Grandit të barten në Galerinë Kombëtare të Kosovës. 121 veprat që aktualisht ndodhen në këtë hotel, me vendim të Qeverisë do të barten në GKK.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka bërë të ditur se me propozim të saj është votuar për kthimin e veprave artistike aty ku e kanë vendin.
“Shpronësimi i tyre ishte një ndër prioritetet e mia si ministre. MKRS konsideron se rikthimi i veprave të artit që ne i vlerësojmë si asete kombëtare – të ekspozuara në “Grand Hotel-Prishtina”, tek thesaret e popullit, aty ku ruhen dhe ku ka qasje publiku i gjerë, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, është një ndër aktet madhore të kësaj Qeverie”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













