Lajme
Shqipëria financon dy biblioteka në gjuhën shqipe në Tuz
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook bëri me dije se është vendosur të jepet mbështetje financiare për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në qytetin e Tuzit dhe pajisjen e tyre me literaturë bashkëkohore.
Një nismë e tillë vjen pas investimit të kryer nga qeveria shqiptare në qytetin e Ulqinit, ku u ngrit libraria e parë me literaturë në gjuhën shqipe.
Bëhet fjalë për rikonstruksionin e bibliotekave të dy shkollave në gjuhën shqipe në qytetin e Tuzit, shkollës fillore ‘Mahmut Lekić’ dhe shkollës së mesme ‘25 Maj’, e cila është shkolla e vetme e mesme në gjithë rajonin e Podgoricës.
“Derisa të ndodhë funksionalizimi i plotë i Fondit Ndër-Shtetëror për Mbështetjen Financiare të Shqiptarëve në Mal të Zi, ne gjithsesi do të vijojmë mbështetjen për projekte të ndryshme në të mirë të shqiptarëve atje, veçanërisht në ruajtjen e ngritjen e arsimit në gjuhën shqipe. Në ndërkohë për një kohë të shkurtër do të hapim edhe Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Ulqin”, u shpreh Cakaj.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










