Lajme
Shkurti, mundësi që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme
Partitë politike në vend kanë shprehur pajtueshmëri për organizimin e zgjedhjeve brenda muajit shkurt, nëse nuk ka konsensus lidhur me postin e presidentit.
Në partitë që e përbëjnë koalicionin qeverisës, LDK dhe AAK, thonë se nëse nuk ka konsensus gjatë këtij muaji dhe fillim të muajit janar, atëherë data e fundit për organizimin e zgjedhjeve është fundi i muajit shkurt. Madje në AAK pajtohen për cilëndo datë për zgjedhje. E në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se sa më shpejt që mbahen zgjedhjet, do të jetë aq më mirë për vendin. Ndërsa në PDK-në nuk shprehin se kanë ndonjë muaj të përshtatshëm për zgjedhje, teksa edhe shpresojnë për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit.
Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, për KosovaPress tregon arsyen pse fundi i muajit shkurt është data e fundit për organizimin e zgjedhjeve, nëse s’ka pajtueshmëri për presidentin, shkruan lajmi.net, transmeton Albinfo.ch.
“Nëse ne nuk arrijmë konsensus gjatë këtij muaji dhe në fillim të muajit janar, unë mendoj që data e fundit kur vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje është fundi i muajit shkurt. Ne duhet të kemi parasysh që duhet të zhvillohet një proces zgjedhor, dhe pas procesin zgjedhor është procesi i certifikimit të rezultateve, konstituimi i Kuvendit të Republikës, pastaj zgjedhja e qeverisë, e që mendoj do të marrë kohë të caktuar. Ne duhet të garantojmë se Kuvendi i Republikës duhet të konstitutohet brenda muajit prill dhe eventualisht brenda datës 5 maj ne duhet të zgjedhim presidentit e Republikës”, deklaron ai.
E të palëkundur për çështjen e presidentit, shprehen nga partia e Ramush Haradinajt, i cili edhe ka shprehur kandidaturën për president.
Deputeti Pal Lekaj thotë se për kandidaturën e Haradinajt nuk bëjnë kompromise, derisa thekson se AAK pajtohet për çfarëdo date që të caktohet për zgjedhje.
“Aleanca e ka propozuar kandidatin për president, zotëri Haradinaj, këtë drejtim ne nuk kemi kompromise. Tani lindin dy pyetje, a dëshirojmë të kemi një president që me afate kushteutese ky të zgjidhet, apo duam të shkojmë në zgjedhje…Çfarëdo date që të caktojnë nëse nuk zgjidhet presidenti, Aleanca pajtohet”, thotë Lekaj.
Mbajtjen e zgjedhje sa më të shpejtë për kërkon deputeti i LVV-së, Dimal Basha, i cili për KosovaPress, thotë se sa më herët që ato mbahen, aq më mirë do të jetë për vendin.
“Ne si Lëvizje nuk është që kemi zgjedh një muaj të favorshëm, aq më herët që të mbahen zgjedhjet, aq më mirë. Çdo vonesë neve po na kushton me një qeverisje të keqe, që po iu kushton qytetarëve me miliona euro, kështu që rrjedhimisht aq më herët që mbahen zgjedhjet aq më mirë për vendin dhe aq më shpejtë iu ikim krizave të tjera institucionale”, thotë ai.
Ndërkaq, deputetja nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha, thotë se duhet të shteren të gjitha mundësitë për postin e presidentit.
“Duhet të shterën të gjitha mundësitë që pozita e presidentit të mos bëhet lojë dhe mos luhet me këtë institucion kaq të rëndësishëm. Duhet të jetë fuqia e koalicionit më së pari që t’i vejë gjërat në lëvizje, nuk mund të kërkohet nga të tjerët dhe të fajësohen të tjerët, por vet koalicioni qeverisës duhet të gjejë zgjidhje. Mandej mendoj që duhet të kemi një konsensus nacional dhe të shikohet përtej qëllimeve personale dhe grupore në mënyrë që çështja e presidentit mos të shërbejë për qëllime që dikush të vijë në pushtet, ose të rrëzohet nga pushteti…nuk mund të kalkuloj aspak as me data, as me afat, mbetet që të shihet”, deklaron deputetja Thaçi-Dragusha.
Partitë politike në vend ende nuk kanë zhvilluar asnjë takim për të diskutuar për postin e presidentit. Derisa po bëhen rreth dy muaj që në krye të vendit si ushtruese detyre e presidentes është Vjosa Osmani.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














