Lajme
Gjermania dëbon 46 refugjatë shqiptarë në mes të krizës së koronës
Të hënën, më 14 dhjetor, 46 persona janë dëbuar në Tiranë. Një deportim kolektiv në Kosovë është planifikuar gjithashtu për në janar
Qeveria CDU-Partia e Gjelbër në Baden-Württemberg po vazhdon dëbimet kolektive në Ballkan në mes të krizës së koronës pavarësisht kritikave të bëra nga vetë të Gjelbrit në parlament, shkruan rdl.de.
Të hënën, më 14 dhjetor, 46 persona janë dëbuar në Tiranë. Kryeqyteti shqiptar është vatra e koronës në vend, transmeton albinfo.ch.
Në ndryshim me dëbimin skandaloz të bërë në Afganistan të mërkurën, dëbimet kolektive në Ballkan nuk kanë ngjallur pothuaj fare vëmendje madje as nga organizata si Pro Asyl.
Fillimisht, Qeveria në Karlsruhe madje donte të deportonte 91 persona. Landi Baden-Württemberg u ka siguruar madje ndihmë zyrtare për dëbim shumë republikave të tjera federale.
Kështu, një person është dëbuar nga Brandenburgu, katër nga Berlini, një nga Hesseni, tetë nga Saksonia e Poshtme, katër nga Rheinland-Pfalz, dy nga Schleswig-Holstein, një nga republika Saarland, një nga Saksonia-Anhalt dhe katër nga Thuringeni.
Dy nga të dëbuarit ishin burgosur më parë në qendrën e dëbimit në Pforzheim, një nga ta, një grua, jetonte në një qendër shtetërore pritjeje, transmeton albinfo.ch. Midis të dëbuarve kishte edhe dy të mitur të pashoqëruar të moshës 12 dhe 17 vjeçare, të cilët kishin jetuar më parë në Gjermani për më shumë se 3 vjet.
Dëbimi i fundit kolektiv nga Baden-Württemberg para këtij në Tiranë, ka ndodhur më 9 dhjetor, me destinacion Serbinë.
Një deportim kolektiv në Kosovë është planifikuar gjithashtu për në janar, sipas të “Aktion Bleiberecht”.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas










