Lajme
Bazeli zgjat masat e bllokimit deri më 22 janar
Vendimi për zgjatjen e afatit - i cili ishte caktuar në 20 dhjetor - u mor për shkak të një rritjeje të infeksioneve
“Situata epidemiologjike në Kantonin Basel-Stadt është përmirësuar pak, por mbetet shumë kërkuese,” ka thënë një zëdhënës nga autoritetet kantonaale, raporton 20 Minuten.
Qeveria thotë se duhet bërë më shumë nga ana e popullsisë për të zvogëluar numrin e rasteve, përcjell albinfo.ch.
Restorantet, kafenetë dhe baret do të kërkohet të qëndrojnë të mbyllura, por mensat e punës dhe të shkollave së bashku me restorantet e hoteleve për mysafirët dhe kioskat take away do të lejohen të qëndrojnë të hapura.
Restorantet dhe kafenetë do të lejohen të shërbejnë ushqim të gatshëm, megjithëse ekziston “ora policore” në shërbime nga ora 23:00 deri në 6 të mëngjesit.
Kazinot dhe dhomat e tjera të lojërave mbeten të mbyllura.
Klubet dhe bordellot, gjithashtu të mbyllura.
Palestrat, qendrat e fitnesit, pishinat e mbyllura, studiot e vallëzimit, pistat e akullit dhe qendrat e shëndetit mbyllen gjithashtu.
Në klubet sportive joprofesionale nuk do të lejohet më stërvitja.
Ngjarjet do të kufizohen në 15 persona.
Ofruesit e shërbimeve të bukurisë siç janë parukierët dhe ofruesit e masazheve do të lejohen të qëndrojnë të hapur.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











